Sky Shine
Albania

Pastrim me dron · Parqe fotovoltaike
Pastrojmë parqe fotovoltaike, panele diellore, por edhe fasada e pallateve dhe kullave të larta në të gjithë Shqipërinë — me drone profesionale dhe ujë të demineralizuar. Asnjë punonjës nuk ulet me litar nga çatia: hiqet plotësisht rreziku për jetën e njerëzve dhe skelat nuk janë më të nevojshme.
+15–30%
Rritje e prodhimit
10×
Më shpejt se manualisht
0
Kontakt mbi panel
100%
Ujë i demineralizuar
01 / Shërbimet
Presion i kalibruar dhe ujë i pastruar, i përshtatur për çdo sipërfaqe.

Parqe 1 MWp – 50 MWp+
Larje e shpejtë rresht pas rreshti për parqe në tokë, pa ndërprerje të prodhimit dhe pa hyrje mjetesh mes panelesh.

Çati industriale
Fabrika, depo, hotele dhe biznese: pastrim nga ajri pa skela, pa vinça dhe pa ecur mbi panele.

Inspektim infra të kuqe
Zbulojmë nga ajri qelizat e mbinxehura, panelet e dëmtuara dhe lidhjet me defekt para se të humbni prodhim.

Fasada · Kulla · Pallate
Kulla zyrash, hotele dhe ndërtesa banimi: fasada, xhama dhe veshje metalike të pastruara nga ajri. Pa puntorë që ulet me litar nga çatia — rreziku për jetën e tyre hiqet plotësisht.
02 / Përfitimet
Ndotja e paneleve është humbja më e madhe e prodhimit që mund të rregullohet brenda një dite. Sa më i madh parku, aq më i shpejtë rikthimi i investimit.
+15–30%
Rikuperim prodhimi
Pluhuri, pjalmi dhe jashtëqitjet e shpendëve ulin ndjeshëm rendimentin. Pastrimi e kthen menjëherë.
10× më shpejt
Kohë ekzekutimi
Një dron mbulon në një ditë sipërfaqen që një skuadër manuale e bën në një javë.
0 mikro-krisje
Panele të mbrojtura
Askush nuk ecën dhe nuk mbështetet mbi panele — garancia e prodhuesit ruhet.
0 ppm
Ujë i demineralizuar
Ujë i trajtuar me osmozë të kundërt: pa gëlqere, pa kripëra, pa mbetje pas tharjes.
03 / Procesi
Hapi 01
Hartëzojmë parkun nga ajri: sipërfaqe, rreshta, akses, ujë dhe niveli i ndotjes.
Hapi 02
Presion i kalibruar dhe ujë i demineralizuar, pa detergjentë agresivë dhe pa kontakt.
Hapi 03
Fluturim me kamerë infra të kuqe për të verifikuar qeliza të mbinxehura dhe defekte.
Hapi 04
Dorëzojmë raport me pamje para/pas dhe rekomandime për frekuencën e pastrimit.
Pilotë të licencuar
Operim sipas rregullave të AAC për fluturime profesionale.
Të siguruar plotësisht
Përgjegjësi civile e mbuluar për çdo punim në terren.
Pa ndalim prodhimi
Planifikim në orët me rrezatim të ulët, humbje minimale.
04 / Kalkulator
Zgjidhni fuqinë e instaluar të parkut dhe shikoni vlerësimin e prodhimit që kthehet pas pastrimit, sipas një rikuperimi të matur mesatar prej 12%.
5 MWp
Panele (afërsisht)
9,091
Kohë ekzekutimi
2 ditë
Energji e rikuperuar / vit
870,000 kWh
Vlerë e vlerësuar / vit
≈ 65,000 €
Vlerësim orientues, i bazuar në 1.450 kWh/kWp në vit dhe çmim mesatar 0,075 €/kWh. Preventivi i saktë përgatitet pas vlerësimit të parkut.
05 / Punime



06 / Mbulimi
Skuadrat tona janë të lëvizshme dhe vijnë në terrenin tuaj, kudo ku ndodhet parku ose ndërtesa.

07 / Pyetje të shpeshta
Në kushtet e klimës shqiptare, me verë të thatë dhe pluhur nga rrugët e fushat, humbjet arrijnë zakonisht 10–25% dhe në raste ekstreme edhe më shumë. Pastrimi e kthen rendimentin pothuajse në nivelin fillestar brenda pak orësh.
Jo. Droni punon pa kontakt fizik, me presion të kalibruar sipas tipit të panelit. Nuk ka peshë mbi sipërfaqe, nuk ka gërvishtje dhe nuk ka mikro-krisje si në ecjen mbi panele.
Ujë i demineralizuar me osmozë të kundërt, pa kripëra dhe pa gëlqere. Tharja bëhet vetë, pa lënë njolla apo mbetje minerale mbi xhamin e panelit.
Po. Metoda soft-wash pa kontakt dhe pa detergjentë agresivë është në përputhje me kërkesat e mirëmbajtjes së prodhuesve. Raporti që dorëzojmë shërben edhe si dokumentim i mirëmbajtjes.
Rekomandimi standard është dy herë në vit — pas pjalmit të pranverës dhe në fund të verës. Parqet pranë rrugëve pa asfalt, fermave ose fabrikave mund të kërkojnë tre herë.
Në rastin e përgjithshëm nuk është e nevojshme. Planifikimin e bëjmë bashkë me operatorin e parkut, duke punuar në orët me rrezatim të ulët për humbje minimale.
08 / Kontakt
Tregoni fuqinë e instaluar dhe vendndodhjen. Ju përgjigjemi me një ofertë të detajuar brenda një dite pune.